Një javë nga sulmi terrorist në Banjskë, reagon Kurti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një javë nga sulmi terrorist në Banjskë, reagon Kurti

    Insajderi
    01 October 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një reagim pasi u shënua një javë që nga sulmi terrorist nga grupi i armatosur serb në Banjskë të Zveçanit.

    Kurti, me anë të një postimi në platformën ‘X’ ka thënë se përgjatë kësaj jave, “kemi qenë dëshmitarë të dhunës e kërcënimeve dhe glorifikimeve” të akteve terroriste, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Shefi i Qeverisë ka shprehur falënderim për ndihmën e ofruar nga aleatat për “luftën kolektive për demokraci”.

    Sulmi i grupit serb është vlerësuar si akt terrorist nga akterët ndërkombëtarë.

    Së fundmi, SHBA, Gjermania dhe shtetet e tjera perëndimore i kanë bërë thirrje Serbisë t’i tërheq trupat nga kufiri me Kosovën. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark