Një kafshë e dyshimtë shfaqet në Dragodan, disa thonë ujk e disa dhelpër/Pamjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një kafshë e dyshimtë shfaqet në Dragodan, disa thonë ujk e disa dhelpër/Pamjet

    Insajderi
    23 May 2025 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ujk është shfaqur në lagjen Arbëria (Dragodan) në Prishtinë, tek rruga e Zagrebit.

    Faqja e Facebook “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë” ka publikuar një video që kafsha që shihet pretendohet se është një ujku.

    Sidoqoftë, disa nga komentuesit shihet se kanë thënë se nuk është ujk por dhelpër, të tjerë kanë thënë çakall.

    Banorët e asaj lagje po ndihen të shqetësuar nga prania e një kafshe të tillë.

    Ata kanë kërkuar reagimin e autoriteteve, para se të ketë pasoja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark