Një kanadez dhe një francez, viktima të sulmeve të Londrës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një kanadez dhe një francez, viktima të sulmeve të Londrës

    Insajderi
    04 June 2017 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë francez dhe një tjetër kanadez janë ndër viktimat e vrara të sulmit të mbrëmshëm në Londër.

    Ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka konfirmuar për mediat franceze dhe për Reuters që njëri ndër viktimat është një burrë francez.

    Raporti thotë se shtatë francezë janë lënduar në sulmin e mbrëmshëm, katër nga ta në gjendje kritike. Njëri është ende i zhdukur.

    Ndërsa kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë për Association Press se njëri nga të vrarët nga sulmi është shtetas i Kanadasë.

    Sulmi i mbrëmshëm terrorist në Londër la të vdekur shtatë persona dhe të lënduar 48, prej të cilëve 21 janë në gjendje kritike.

    Tre sulmuesit, të cilët dyshohen të jenë militantë islamikë, janë vrarë nga policia britanike. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark