Një keqfunksionim i Cloudflare ekspozon informacionet e 120 mijë uebfaqeve - Insajderi
×
Teknologji

Një keqfunksionim i Cloudflare ekspozon informacionet e 120 mijë uebfaqeve

Insajderi
24 February 2017 - 14:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Cloudflare hoston gjashtë milion uebsajte duke reduktuar ekspozimin e tyre ndaj sulmeve DDoS që mund ti nxjerrin offline.

Sipas hulumtuesve të Google, keqfunksionimi i softuerit bënte që Cloudflare të dërgonte të dhëna shfletuesit e përdoruesve saherë që vizitonin një uebfaqe të hostuar në Cloudflare.

Shefi Teknologjik i Cloudflare tha se problemi ishte riparuar me shpejtësi dhe informacionet e rrjedhura janë fshirë nga depot e motorëve të kërkimit.

Ky problem është ekzistent që nga data 22 shtator por pjesa më e madhe e faqeve janë prekur përgjatë periudhës 13 -18 Shkurt.

Afro 120,000 uebfaqe kishin rrjedhje informacioni çdo ditë. Cloudflare tha se është e vështirë të përcaktohen uebfaqet të cilat janë prekur. Disa ekspertë sigurie thonë se problemi është më serioz sesa përshkruhet nga firma.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark