
Natasha Kandiq nga Qendra serbe për të Drejtën Humanitare beson se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Interpol dhe UNESCO dhe heqja dorë nga lobimi për çnjohje të pavarësisës së Kosovës është në interesin më të mirë të serbëve të Kosovës.
Kandiç reagoi në Twitter ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili deklaroi “ne do t’i mundim ata në Interpol dhe UNESCO, në Këshillin e Evropës – është shumë e vështirë për ne”.
Duke reaguar ndaj kësaj deklarate, Kandiq deklaroi se nuk ka njeri të mençur rreth presidentit Vuçiq që ta këshillojë se anëtarësimi i Kosovës në të tre organizatat dhe heqja dorë nga lobimi për çnjohje janë në interesin më të mirë të serbëve të Kosovës./Insajderi.org.