Një kioskë nga Tetova fiton tenderin për analizimin e Marrëveshjes së Ohrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një kioskë nga Tetova fiton tenderin për analizimin e Marrëveshjes së Ohrit

    Insajderi
    05 January 2017 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deri më 21 janar, pritet që Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të mbajë konferencë ndërkombëtare për atë se deri ku ka arritur realizimi i dokumentit. Kështu të paktën do të duhej të ishte, nëse lexohet dokumentacioni nga tenderi për analizë të marrëveshjes së Ohrit në vlerë prej 90 mijë euro, që Sekretariati ia ndau një kompanie nga Tetova, raporton Alsat-M.

    Më hollësisht, për mjetet e shpenzuara nga buxheti, shoqata për prodhimtari, transport, tregti dhe shërbime TDS – KIOSKI, eksport import, ka afat deri më 21 janar që t’i bëjë këto shërbime:

    Dokumentacioni i tenderit
    Analizë cilësore për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
    Një konferencë ndërkombëtare
    Gjashtë analiza rajonaleHulumtim nacional të mendimit publik
    Strategji për kanale të reja të komunikimit dhe afirmimit të Marrëveshjes së Ohrit

    Sipas të dhënave nga Regjistri qendror, veprimtaria elementare e kompanisë së përzgjedhur megjithatë nuk është përpunimi i analizave, por tregtia dhe shitja me pakicë në kiosk.

    Duke pasur parasysh këto informacione, Alsat M kërkoi qëndrim zyrtar nga Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë për disa çështje. Çfarë analiza tjera ka bërë kompania e përzgjedhur pasi ky ka qenë kusht në tender? Kur do të mbahet konferenca ndërkombëtare? Cilat analiza tashmë janë gati pasi afati përfundimtar skadon për dy javë?.

    Asnjë përgjigje deri tani nga ky Institucion.

    Kjo përndryshe është analiza e tretë e Marrëveshjes së Ohrit që nga viti 2013. Për të gjitha analizat, janë shpenzuar 285 mijë euro nga buxheti. Në fund, analizat u publikuan, por më pas nuk u mbajtën konferencat e paralajmëruara ndërkombëtare e as analizat nuk u shqyrtuan si dokument në seancë qeveritare./Alsat/

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark