×
  • Sport
  • Sport

    Një klub ngrit dyshime për dallavere në Superligën e Kosovës, publikon edhe një video

    Insajderi
    17 March 2024 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi futbollistik FC Ballkani ka reaguar duke pretenduar se FC Llapi është duke u favorizuar nga referët. Ata kanë publikuar edhe një moment ku thonë se s’është akorduar një penallti e pastër për ta në ndeshjen kundër Llapit, e cila përfundoi me rezultat 0-0 në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës.

    Klubi me anë të një reagimi në ‘Facebook’ kanë thënë se referët kanë akorduar po ashtu një penallti të pa akorduar në favor të Llapit në përballjen kundër Gjilanit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Një penallti e pa qenë e akorduar në Podujevë në favor të Llapit kundër Gjilanit, sikurse një penallti e pastër dje në Suharekë E PA AKORDUAR për ne, poashtu ndaj Llapit, kanë bërë që këto të kenë ndikim direkt në pikët e grumbulluara në tabelë, duke na dëmtuar ne, në të dyja rastet”, thuhet në reagimin e tyre.

    “Na ka mposhtur Fushë Kosova nga fundi i tabelës dhe thjeshtë ia kemi zgjatur dorën kundërshtarëve për angazhim”.

    “Sot renditja tabelare në Superligë nuk është nga futbolli i drejtë, këtë po e shikojnë të gjithë, kjo duhet të ndalet, urgjentisht”, vijon reagimi.

    Llapi qëndron vetëm një pikë prapa Ballkanit, me një ndeshje më pak. Menjëherë pas Llapit renditet Drita e treta, me një pikë më pak dhe dy ndeshje më pak të luajtura. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark