×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Një komedi për idealin e Enver Hoxhës

    Insajderi
    15 April 2016 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Regjisori Kastriot Saqipi ka njoftuar se po bënë përgatitjet e fundit për premierën e shfaqjes së tij të radhës, që titullohet “Ikja nga Gjermania”.

    Me tekst të Ilir Ajdinit, shfaqja në fakt nuk ka të bëjë edhe aq shumë me Gjermaninë por më shumë me Shqipërinë dhe idealin e saj, në kohën e komunizmit.

    Bëhet fjalë për Enver Hoxhën, diktatorin shqiptar që drejtoi dhe izoloi Shqipërinë për gjysmë shekulli.

    Sipas njoftimit të bërë nga vet regjisori, shfaqja në të cilën luajnë Basri Shala – Virusi dhe Brahim Basha, ka të bëjë me idealin që shumë kosovarë gjatë kohës së diktaturës në Shqipëri e kanë pasur ideal liderin Enver Hoxha.

    Ngjarja zhvillohet në vitin 1991 në Gjermani dhe Virusi me Bashën, janë dy personazhe që assesi nuk pajtohen mes vete, por edhe nuk mund të rrinë pa njëri tjetrin.

    “ Idealin e vetëm të përbashkët e kanë Shqipërinë dhe Enver Hoxhën. Ata e vizitojnë Shqipërinë, por a ishte ajo Shqipëri te cilën ata e kishin paramenduar?”, ka shkruar Saqipi në profilin e tij në Facebook.

    Ai nuk ka zbuluar më shumë duke thënë se detajet do të mund të shihen kur të jepet shfaqja, por ka paraljmëruar se ajo do të jetë një komedi shumë e mirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark