Një francez hyri tërë furi në një dyqan të Apple në qytetin Dijon dhe me një sferë çeliku në dorë shkatërroi të paktën 20 paisje të kompanisë në mesin e tyre 14 iPhone dhe 1 MacBook Air, raporton Pcworld.al.
“Apple, kompania e cila shkel të drejtat e qytetarëve Europian. Refuzuan të më rimbursonin, u thash: “Më ktheni paratë e mija.” Ata më thanë jo. E çfarë pastaj? Ja çfarë ndodh!” tha djaloshi përpara se të copëtonte një tjetër iPhone.
Mediat franceze raportuan se personi është arrestuar dhe po merret në pyetje nga autoritetet. Dëmi i shkaktuar llogaritet në mijëra Euro. Një tjetë video është publikuar teksa përpiqet ti shpëtojë rojeve të sigurisë.
[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/wFUlz_BTby8″]