Një I dyshuar i nacionalitetit kosovar dhe serb janë ndaluar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për shmangien e pike kalimeve të rregullta kufitare me veturë.
Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari kosovar po ngiste një veturë me targa të Serbisë, teksa pasagjer me të ishte i dyshuari tjetër, shkruan Gazeta Insajderi.
“Uglare 17.09.2023 – 16:10. Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, veturë në të cilën ka qenë edhe një pasagjer i dyshuar mashkull shtetas i Serbisë. Dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Sipas policisë, prokurori i shtetit ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rast dhe të procedohet në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/