“Një Kryeministër për Fëmijët” – KOMF kërkon nga partitë politike që të adresojnë nevojat e fëmijëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Fokus 1

    “Një Kryeministër për Fëmijët” – KOMF kërkon nga partitë politike që të adresojnë nevojat e fëmijëve

    Insajderi
    04 October 2019 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) iu është adresuar partive politike duke iu rikujtuar disa fakte rreth situatës së fëmijëve dhe nevojës që një qeverisje e mirë t’i adresojë ato.

    KOMF përmes një dokumenti “Një Kryeministër për Fëmijët” ka kërkuar adresimin e problematikave kyçe të fëmijëve në Kosovë, që kërkojnë zgjidhje emergjente.

    Si koalicion me mision mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, KOMF u ka rikujtuar politikanëve nevojat kryesore të fëmijëve.

    Përmes këtij dokumenti, KOMF ka kërkuar që asnjë fëmijë të mos kryejë punë të rënda; të investohet në zhvillimin në fëmijërinë e hershme; të aplikohen masat për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve; që të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë qasje në shërbime shëndetësore, sociale dhe arsimore; të mbrohen fëmijët nga duhani dhe drogat, përmes zbatimit të legjislacionit dhe aplikimit të programeve parandaluese; si dhe që të investohet në avancimin e formave të mbrojtjes për fëmijët pa kujdes prindëror.

    “Në Kosovë 6.8 për qind e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme për të mbajtur familjen. 61.4 për qind e fëmijëve kanë pësuar nga dhuna psikologjike apo ndëshkimi fizik. Vetëm 4.5 për qind e fëmijëve janë të përfshirë në institucione parashkollore të licencuara. Vetëm 10 për qind e fëmijëve me aftësi të kufizuara përfitojnë nga shërbimet. Duhani dhe drogat po rrezikojnë seriozisht shëndetin e fëmijëve. Shumë fëmijë pa kujdes prindëror, viktima të abuzimit kanë nevojë për strehim dhe shërbime”, thuhet në këtë dokument.

     

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark