"Një kryetar Kuvendi që shkel Kushtetutën s’mund të jetë më në këtë detyrë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Një kryetar Kuvendi që shkel Kushtetutën s’mund të jetë më në këtë detyrë”

    Insajderi
    05 September 2025 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur masën e përkohshme, të cilën e ka kërkuar Lista Serbe në lëndën që e ka dorëzuar javën e kaluar.

    Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas vendimit duke thënë se një kryeparlamentar që shkel Kushtetutën e Kosovës s’mund të jetë më në krye të Kuvendit të Kosovës.

    “Nje kryeparlamentar qe shkel kushtetuten nuk mund te jete ma ne kete detyre..”, ka shkruar Tahiri.

    Kryetari i Kuvendit Dimal Basha ka mbyllur seancën e fundit duke konsideruar se seanca është konstituuar, ndonëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb. Kjo ishte konsideruar shkelje nga partitë e ish-opozitës të cilat s’kishin pranuar t’i shkonin as në mbledhjen e thirrur të Kryesisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark