Një lëndim i frikshëm mund ta detyrojë Deulofeun të pensionohet nga futbolli – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Një lëndim i frikshëm mund ta detyrojë Deulofeun të pensionohet nga futbolli

    Insajderi
    17 January 2025 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-sulmuesi i Barcelonës, Gerard Deulofeu mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas një serie lëndimesh në gjurin e tij. 

    Deulofeu u largua nga Udinese me marrëveshje të dyanshme këtë javë pasi nuk u paraqit që nga janari i vitit të kaluar. 

    Ish-ylli i Barcelonës, Evertonit dhe Watfordit është ballafaquar me probleme të gjurit për pesë vite dhe ai e ka pranuar se mund të mos luajë asnjëherë më futboll. 

    Deulofeu është një lojtar i akademisë së Barcelonës dhe ka luajtur katër herë për Spanjën po ashtu ka luajtur për Evertonin, Watfordin dhe AC Milanin. 

    Ai e këputi ligamentin ACL kur ishte në aksion për Watfordin në duelin ndaj Liverpoolit në shkurt të 2020 para se ta pësonte lëndimin e njëjtë kur u transferua tek Udinese në Itali. 

    Lëndimi i radhës erdhi në nëntor të vitit 2022 para se t’i nënshtrohej operimit në janar të vitit 2023 ku rezultoi me kërc të infektuar. 

    “Kam kaluar nëpër një kohë të tmerrshme. Dy vite më parë e këputa ACL ndaj Napolit, por u rikuperova dhe luajta ndaj Sampdorias me ligament të këputur”. 

     “Lajmet e këqija erdhën pas ndeshjes kur e mora vesh se duhet t’i nënshtrohesha operimit”, ka thënë Deulofeu. 

    “Fatkeqësisht, pas operimit, unë mora një infektim të kërcit. Është më shumë se sa një lëndim normal. Unë jam ballafaquar për dy vite me një gjë që është pothuajse përtej biologjisë”. 

    “Jam më mirë tani se sa isha disa muaj më parë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi ai./Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark