Një projektligj i ri i propozuar në Teksas-SHBA, që thotë se masturbimi tash e tutje duhet të konsiderohet si akt kriminal, është një hap më afër për të hyrë në fuqi, raporton gazeta Euronews.
Propozimi nuk ka asnjë shans real për te hyrë në fuqi, mirëpo në anën tjetër ky projektligj i propozuar satirik mund të ketë sukses të madh në objektivin e tij kryesor: tallja e ligjeve të shkruara që synojnë të drejtat e abortit në shtet.
Ky ligj i propozuar, i jep të drejtë njerëzve nga Teksasi të masturbojnë vetëm në rrethana të caktuara, si arsye shëndetësore dhe shërbime mjekësore.
Përpjekjet për të zvogëluar numrin e abortit ka tërhequr vëmendjen kombëtare dhe ky problem është prezent në Teksas qe një kohë të gjatë.
Në vitin 2013, senatori i shtetit së asaj kohe Wendy Davis ka pasur një seance 11 orëshe për të penguar një ligj që shtyri shumë klinika shtetërore të abortit të mbyllen./