Një ligjvënës amerikan dëshiron të ndalojë shitjen e vodkës ruse – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një ligjvënës amerikan dëshiron të ndalojë shitjen e vodkës ruse

    Insajderi
    10 January 2017 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shijosh vodkën ruse në shtetin federal amerikan New Hampshire, nëse miratohet propozimi i një ligjvënësi demokrat, mund të bëhet problem.

    Lideri i demokratëve në Senatin shtetëror, Jeff Woodburn, më 9 janar ka propozuar themelimin e një komisioni i cili do merret me mënyrat se si t’i përgjigjet asaj që ai e quan “ndërhyrja ruse në demokracinë tonë”.

    Një nga sygjerimet e tij është që New Hampshire të pezullojë apo të ndalojë në tërësi shitjen e pijes alkoolike që prodhohet në Rusi, nëpër dyqanet që janë nën mbikëqyrjen e Komisionit për Alkool të New Hampshire.

    Ligji i ri do t’i bënte gjithashtu thirrje sistemit të pensionimit shtetëror që të mos investojë më në kompanitë ruse, shkruan rel.

    Zyrtarët e inteligjencës amerikane dyshojnë se Rusia ka kryer disa sulme kibernetike për të ndihmuar kandidatin republikan, Donald Trump që të fitojë zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

    Rusia ka hedhur poshtë akuzat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark