Një lokal në Pejë i është vënë zjarri qëllimisht me që rast janë shkaktuar dëme në shumën prej 800 euro.
Viktima, ka raportuar se në rrethana të panjohura një zjarr i ka kapluar lokalin.
Sipas, viktimës zjarri ishte i qëllimshëm pasi që një dritare mbrapa lokalit ishte thyer. Ndërsa, vlera e dëmeve të shkaktuar sipas viktimës janë rreth 8000 euro.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Insajderi.com