Të paktën tre policë u vranë dhe rreth 100 persona mbetën të plagosur nga një makinë bombë në një stacion policor në lindje të qytetit turk Elzig.
Për këtë rast akoma askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka thënë për Anadolu Agensy se mendohet që sulmi ka ardhur nga një organizatë terroriste nga Turqia.
Ndër të tjera mësohet se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe se janë dërguar nëpër spitalet në rajon me ambulancat e shumta të ardhura në vendngjarje.
Si pasojë e sulmit janë dëmtuar ndërtesa e drejtorisë së policisë së qytetit dhe ndërtesat përreth saj.
Gjithashtu shpërthimi ka dëmtuar edhe automjetet në pjesën e brendshme të drejtorisë së policisë si dhe në zonën e shpërthimit është hapur një gropë e madhe./Insajderi.com