Me aksionin “Një mijë qirinj për Oliver Ivanoviq” sonte në orën 19 para Kishës së Shën Markut në Beograd do të shënohet dita e njëmijtë nga vrasja e liderit të Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi” e organizuar nga Opozita e Bashkuar e Serbisë.
Aktakuza në çështjen Ivanoviq u ngrit nga Prokuroria Speciale në Prishtinë në dhjetor të viti 2019 dhe përmbante emrat e personave të akuzuar për vepra penale, të cilat i referohen organizimit dhe ndihmës në kryerjen e vrasjes.
Në ndërkohë, aktakuza u kthye për rigjykim, bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila pranoi ankesat e mbrojtësve të pandehurve.
Përkundër hetimeve paralele në Kosovë dhe Serbi dhe aktakuzës, autori i vrasjes së Oliver Ivanoviqin ende është i panjohur.
Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 në Mitrovicën e Veriut./Insajderi.org.