"Një motoçikletë ...", të shtënat me armë në rrugën Isa Kastrati, policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Një motoçikletë …”, të shtënat me armë në rrugën Isa Kastrati, policia jep detaje

    Insajderi
    28 June 2025 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pasditën e djeshme në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë.

    Policia, e cila rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”, tha se në vendin e ngjarjes gjeti tetë gëzhoja, ndërsa ata kanë ikur në drejtim të panjohur.

    “Rr. Isa Kastrati, Prishtinë  27.06.2025 – 19:30. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar 8-gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur nga persona të panjohur nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër, të cilat pastaj kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori”, njoftoj policia në raportin 24-orësh./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark