Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur që të caktojë një muaj arrest shtëpiak oftamologut H.A nga Kamenica, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje, duke e pajisur me certifikatë shëndetësore të dëmtuarin A. J. për patentë shofer pa e kontrolluar asnjë mjek dhe as pa kontaktuar ndonjë mjek, përveç me dy zyrtarët e ordinancës H. K. dhe B. F., për të cilin shërbim ka paguar shumën prej 25 euro
Me këtë i pandehuri H. A. dyshohet se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), njofton Gjykata Themelore e Gjilanit.
Ditë më parë Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 1 (një) muaji edhe për të pandehurit H. K. dhe B. F./Insajderi.com