Një muaj paraburgim për financuesin e rekrutëve të ISIS-it në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për financuesin e rekrutëve të ISIS-it në Kosovë

    Insajderi
    17 March 2016 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën prej një muaji paraburgim për Fatos Rizvanollin, që dje është arrestuar si i dyshuar për financimin e rekrutëve kosovarë të ISIS-it.

    Masa e paraburgimit ndaj F.R është caktuar për veprat penale rekrutim në terrorizëm, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik dhe shtytja për kryerjen e veprave penale terroriste.

    “Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rekrutim në terrorizëm nga neni 139 të KPRK-së, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par.2 të KPRK-së, nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 të KPRK-së dhe shtytja për kryerjen e veprave penale terroriste nga neni 141 të KPRK-së, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një(1) muaji, ndaj të pandehurit, nga data e arrestimit 16.03.2016 e deri më datën 15.04.2016  në ora 08:00”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

    Insajderi dje kishte raportuar se një pjesë të aktivitetit të dyshuar terrorist, biznesmeni Fatos Rizvanolli e ka zhvilluar në pronën e shtetit. I arrestuari për financim të terrorizmit ka kontratë qiramarrjeje të nënshkruar me Islam Selimin, drejtor i ndërmarrjes Auto Prishtina.

    Gjykata ka njoftuar palët se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark