Një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

    Insajderi
    30 January 2025 - 18:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Mitrovicës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh policit që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në magjistralen Mitrovicë-Pejë, në fshatin Çubrel.

    Kështu ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Hateme Haxhaj, duke thënë se masa e paraburgimit prej 30 ditësh është caktuar ditën e djeshme.

    Nga hetimet fillestare të Inspektoratit Policor të Kosovës, del se vetura zyrtare e Policisë së Kosovës është fajtore. Këto hetime kanë nxjerrë se aksidenti ka ndodhur si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë i cili ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile.

    “Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë i cili ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile”, thuhej në komunikatën e IPK-së, një ditë pas aksidentit që ndodhi.

    Si pasojë e aksidentit tre persona (të cilët kanë qenë në veturën civile) një mashkull dhe dy femra mbetën të vdekur. Lëndime trupore pësuan edhe katër zyrtarët që ndodheshin në veturën e Policisë së Kosovës, e të cilët më pas u dërguan në QKUK për tretman mjekësor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark