Një muaj paraburgim për shefin e saj, vjen reagimi i Natyra Kuqit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një muaj paraburgim për shefin e saj, vjen reagimi i Natyra Kuqit

    Insajderi
    02 February 2022 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas kërkesës së prokurorisë për t’i caktuar masën prej 1 muaj paraburgim ndaj Dardan Molliqaj ka reaguar zëdhënësja e PSD-së Natyra Kuqi.

    Kuqi e quan të jashtëligjshme kërkesën e prokurorisë për paraburgim. Sipas saj asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta justifikuar kërkesën.

    Postimi i plotë:

    Prokuroria paska kërkuar 1 muaj paraburgim për Dardan Molliqajn. Asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta justifikuar këtë kërkesë. Dardani nuk ka qenë duke ikur e as duke u fshehur.

    Arrestimi i tij, e tash kërkesat e prokurorisë për paraburgim, flasin qartë për orkestrim politik me qëllim të heshtjes së opozitarizmit të vërtetë në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark