Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e Enver Bajraktarit në Lipjan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e Enver Bajraktarit në Lipjan

    Insajderi
    13 August 2025 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masa e paraburgimit prej një muaji Top Kolshit, i arrestuar për vrasjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.

    Këtë e ka konfirmuar për Insajderi zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi: “Po, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji”, tha ajo shkurt.

    Top Kolshi u arrestua të martën pas kontrolleve në fshatin ku ndodhi vrasja.

    Sipas një njoftimi të përbashkët nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, i dyshuari ka pranuar kryerjen e veprës penale gjatë marrjes në pyetje.

    Enver Bajraktari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 4 gusht, ndërsa një ditë më vonë u gjet i pajetë, i varrosur në një arë në Baicë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark