Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit D.K.
I pandehuri dyshohet se me datë 20 shkurt, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij ka sulmuar me thikë fëmijët e tij binjak, duke e privuar nga jeta njërin, ndërsa i ka shkaktuar lëndime të rënda fëmijës tjetër.
Mediat kanë raportuar se D.K, 36 vjeçar nga Shtërpca kishte qëlluar me thikë në zonën e zemrës foshnjën e tij, që kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Fëmija tjetër është dërguar për trajtim mjekësor në Serbi.