Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunim të 14-vjeçares në Malishevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunim të 14-vjeçares në Malishevë

    Insajderi
    06 March 2025 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit R.P. nën dyshimin se ka dhunuar një 14-vjeçare në Malishevë.

    Sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, i pandehuri ka kryer akt seksual me të miturën pa pëlqimin e saj deri kur është vërejtur në një veturë nga vëllai i viktimës, që e ka paraqitur rastin.

    “… nga koha e pa vërtetuar deri me datë 4 mars 2025 në Malishevë, i pandehuri kryen akt seksual me personin tjetër pa pëlqimin e saj, me të dëmtuarën e mitur ……. ……. e lindur 2010, në atë mënyrë që më parë i pandehuri përmes rrjeteve sociale njoftohet dhe krijon lidhje dashurie me të dëmtuarën duke qenë në dijeni për moshën e saj dhe gjatë lidhjes së tyre i pandehuri në vazhdimësi ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën e mitur, në villa “D. L.” në Malishevë, si dhe vazhdon që të mbaj kontakte me të njëjtën deri në ditën kur vëllai i të dëmtuarës e vërën të pandehurin së bashku me të dëmtuarën dhe të njëjtën e largon nga vetura dhe më pas paraqitet rasti në polici”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Masa e paraburgimit do të llogaritet nga arrestimi më 4 mars.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark