Një muaj paraburgim të dyshuarve për sulm ndaj Konsullatën turke në Prizren – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim të dyshuarve për sulm ndaj Konsullatën turke në Prizren

    Insajderi
    30 November 2016 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji pesë të dyshuarve nga Prizreni me inicialet I.S. , E.S. , B.S. , E.S. ,B.S.

    “Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 28.11.2016, rrethe orës 04.21 min. në Prizren, në rrugën ‘Remzi Ademi’ pikërisht në objektin e Konsullatës Turke, në bashkëveprim shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurin, në atë mënyrë që duke ndezur fitilat e dy shisheve me mollotov i hedhin në drejtim të dritareve të konsullatës. Gjithashtu hedhin edhe gurë në drejtim të objektit të njejtë ku si pasojë e këtij sulmi është thyer një xham i një dritareje dhe është shkaktuar tymosje e murit dhe të njëjtit ikin nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

    Me këtë veprim, këta persona dyshohen se kanë kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm në bashkëkryerje nga neni 365 parag. 1 lidhur me nenin 31 të KP- të Kosovës.

    Megjithatë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, ka thënë për Gazetën Insajderi se ende nuk e kanë marrë vendimin me shkrim nga Gjykata./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark