Një nga katër shtatzëni në botë përfundon me abort për çdo vit. Kështu thuhet në të dhënat e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sipas raportit, rreth 56 milion aborte ndodhin për çdo vit, shifër kjo më e madhe se sa është menduar, njofton The Guardian.
Rritja e numrit të aborteve është vërejtur sidomos në vendet e zhvilluara. Ekspertët besojnë se një nga arsyet për një gjë të tillë është së njerëzit tashmë janë të prirur të kenë familje më ët vogla.
Një hulumtuese e OBSH-së, Bela Gantara, ka thënë se nevojitet qasje e re e informimit të njerëzve për masa kundër shtatzënisë në mënyrë që të evitohen abortet./Insajderi.com