Një nga pesë japonezë rrezikojnë vdekjen si pasojë e mbingarkesës në punë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një nga pesë japonezë rrezikojnë vdekjen si pasojë e mbingarkesës në punë

    Insajderi
    08 October 2016 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një sondazh i qeverisë së Japonisë ka gjetur se një nga pesë qytetarët e këtij vendi rrezikojnë vdekjen si pasojë e mbipunës së tyre.

    Qindra vdekje që lidhen me orare të tejzgjatura të punës – si vetëvrasje, sulme në zemër e të tjera – raportohet për çdo muaj në këtë vend, i cili njihet për kulturë të punës, shkruan The Guaridan.

    Ky sondazh është i pari që bëhet për të studiuar vdekjet që vijnë si pasojë e mbingarkesës në punë ndërsa është përkrahur nga kryeministri Shinzo Abe

    Derisa imazhet e famshme të japonezëve që marrin trenin në orë të vona për të shkuar në shtëpi pas punës kanë filluar të veniten, mbetet ende fakt që japonezët punojnë më shumë se sa njerëzit e tjerë ne ekonomitë moderne, njofton Insajderi.

    Image result for japanese working to death

    Sipas një studimi, 22.7 për qind e kompanive kanë thënë se disa prej punëtorëve të tyre punojnë rreth 80 orë më shumë se sa u kërkohet gjatë një muaji të vetëm.

    Sondazhi po ashtu thotë se punonjësit japonezë kanë shfaqur nivele të larta të stresit për shkak të punës së tyre ndërsa kanë shtuar kërkesat për të përmirësuar ambientin e punës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark