Një nga rrugët më të rrezikshme në botë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një nga rrugët më të rrezikshme në botë

    Insajderi
    14 April 2016 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rruga Pangi në Indi kalon nëpërmjet maleve dhe kryesisht është e gjerë vetëm sa për një veturë.

    Por, në një mënyrë apo tjetren, drejtuesit e guximshëm të autobusëve dhe kamionëve kalojnë nëpër këtë rrugë.

    Nëse dy vetura takohen me njëra tjetrën duke shkuar në kahje të ndryshme, drejtuesi i njërit automjet duhet që me kujdes të shkojë prapa, për të krijuar hapësirë për veturën tjetër që të kalojë.

    Rruga është e mbushur më shkëmbinj dhe për të kaluar 30 kilometra të saj, duhen disa orë.

    Banorët në këtë anë kanë ferma bujqësorë përgjatë kësaj rruge, shkruan BBC.

    Por, ata thonë se janë të mësuar me rreziqet e rrugës.

    Gjatë motit të ligë, rruga behët edhe më e vështire pasi që bëhet e rrëshqitshme.  Por, kur bie borë, kjo luginë mbetet e izoluar tërësisht.

    Për të arritur në pikën më të lartë në këtë rajon, duhen rreth dy ditë udhëtim përmes kësja rruge.  Në raste emergjencash, shteti dërgon helikopterë për t’iu dalë në ndihmë banorëve./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark