“Një nga sulmuesit më të mirë në Rusi”, legjenda ruse lartëson Mirlind Dakun - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    “Një nga sulmuesit më të mirë në Rusi”, legjenda ruse lartëson Mirlind Dakun

    Insajderi
    21 August 2025 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Legjenda e futbollit rus, Andrey Arshavin, ka dhënë vlerësime të mëdha për Mirlind Dakun, sulmuesin e Rubin Kazanit.

    Ish-ylli i Arsenalit, i cili ka zhvilluar 75 paraqitje me Rusinë, u shpreh se Daku është tashmë një nga sulmuesit më të spikatur në Premier Ligën ruse.

    “Rubin Kazani është një ekip i guximshëm. Varet shumë nga Daku. Mendoj se tani ai mund të quhet një nga sulmuesit kryesorë në kampionatin rus”, deklaroi Arshavin për “Match TV”.

    Rubin Kazani aktualisht renditet në vendin e katërt në tabelë me 10 pikë, ndërsa forma e Dakut ka qenë vendimtare.

    27-vjeçari ka zhvilluar 69 ndeshje me klubin në të gjitha garat, duke realizuar 30 gola dhe duke dhënë 13 asistime.

    Vetëm këtë sezon, ai ka shënuar 5 gola në 7 ndeshje, duke konfirmuar statusin e tij si një nga sulmuesit më të rrezikshëm në Rusi. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    12 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark