Një nga sulmuesit në Belgjikë është gazetar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një nga sulmuesit në Belgjikë është gazetar

    Insajderi
    26 March 2016 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personi i tretë i cili është arrestuar dje për shkak të sulmeve në Bruksel, është Faysal Cheffou i cili me profesion është gazetar.

    Në fotografitë e kapura disa minuta para sulmit, ai shihet i veshur me të bardha dhe me kapelë të zezë, dhe është identifikuar nga një taksist.

    Në foto ky person shihet pranë dy atentatorëve të cilët kryen shpërthimin në aeroport më 22 mars.

    Ai akuzohet për pjesëmarrje në veprimtari terroriste në sulmet e fundit në Bruksel, shkruan Dailynews.com

    Ndërkohë raportohet se aeroporti ndërkombëtar “Zaventem” i Brukselit nuk do të rihapet përpara 29 marsit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark