Ka arritur në tetë numri i të arrestuarve pas sulmit terrorist ndaj policisë së Kosovës në veri.
Përpos të arrestuarve, organet e rendit kanë konfiskuar sasi të mëdha të armëve, autoblinda si dhe automjete.
Sipas fotografive të publikuar nga policia, njëra nga veturat e konfiskuara është e regjistruar në Serbi.
Në fotografi shihet edhe stikeri i lëshuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë.
Të dielën, pas një sulmi të organizuar nga një grup terrorist ka mbetur i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.
Bunjaku u varros dje në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.
Ai u shpall “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani.