Një orë pas “Demokracia vdes në errësirë”, MINT lëshon sqarimin e radhës rreth Klan Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një orë pas “Demokracia vdes në errësirë”, MINT lëshon sqarimin e radhës rreth Klan Kosovës

    Insajderi
    19 June 2023 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fushata e shumicës së mediave në Kosovë “Demokracia vdes në errësirë”, ka nxitur reagimin e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

    Ata përmes një kumtese rreth një orë pas shfaqjes së afishes nëpër ekranet televizive dhe në uebfaqet e mediave, thonë se nuk e kanë synim sulmimin e mediave.

    “Çështja ka të bëjë me regjistrimin e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar Klan Kosova. Bazuar në ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi, të cilat kanë të bëjnë me regjistrimin e biznesit si person juridik, përveç dokumenteve të tjera, gjatë procesit të regjistrimit nga pala kërkohet që të sigurojë dëshminë e regjistrimit në vendin ku është regjistruar fillimisht”, thuhet në sqarim.

    Më tej thuhet se vendimi i marrë nuk ka pasoja ligjore dhe se televizioni mund ta vazhdojë punën.

    “Më 14 qershor, për shkak të shkeljes ligjore, Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve ka pezulluar përkohësisht certifikatën e biznesit për Klan Kosova Sh.P.K. Ky vendim nuk është përfundimtar i njëanshëm, pasi procedurat ligjore i mundësojnë Klan Kosova Sh.P.K. që brenda tridhjetë ditësh ta kundërshtojë pezullimin para Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Si i tillë, vendimi aktual nuk ka pasoja ligjore, domethënë se Klan Kosova Sh.P.K mund të kryejë aktivitetet e saj derisa Komisioni të marrë vendim për këtë rast dhe të na udhëzojë se si të procedohet më tutje”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark