Gjilani ka tashmë një park të ri dhe modern nga Jumbo në sajë të përgjegjshmërisë së lartë sociale që e veçon dhe angazhimit për të përmirësuar vazhdimisht hapësirën publike.
Parku i qytetit vjen për të vegjëlit dhe familjet e komunitetit si një ambient i sigurt dhe tërheqës, me hapësirë të gjelbër dhe lodra që nxisin aktivitet fizik e socializim.
Projekti u mirëprit mjaft mirë nga banorët e zonës, duke u shndërruar menjëherë në alternativë të preferuar për argëtim dhe ndërveprim.
Inagurimi i parkut bëri bashkë stafin e kompanisë me komunitetin e Gjilanit, të cilët, tani e tutje do të kenë një cilësi edhe më të lartë jetese.
Ky park është një shembull i qartë i përkushtimit të Jumbo-s për të mbështetur zhvillimin e komuniteteve ku operon dhe për t’u kujdesur për të ardhmen e tyre, që, në të vërtetë, janë vetë fëmijët.