Një përdorues i Facebook-ut në Pakistan dënohet me vdekje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një përdorues i Facebook-ut në Pakistan dënohet me vdekje

    Insajderi
    12 June 2017 - 19:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë i akuzuar për postim të përmbajtjes blasfemike në Facebook u dënua me vdekje nga një gjykatë në Pakistan.

    Taimoor Raza, 30 vjeç, u shpall fajtor për, siç u tha, postim të komenteve për Profetin Muhamed dhe gratë e tij.

    Rasti i tij u dëgjua në një gjykatë në qytetin Bahavalpur, rreth 500 kilometra larg kryeqytetit Islamabad.

    Prokurori i rastit tha se është hera e parë që dënimi me vdekje u shqiptua për një rast që lidhet me mediat sociale.

    Grupet e të drejtave të njeriut janë shprehur të shqetësuara, ndërsa Facebook nuk e ka komentuar ende rastin konkret.

    Facebook, në muajin mars, ka thënë se do të zhvillojë një ekip në Pakistan për t’i adresuar shqetësimet e qeverisë për përmbajtjen blasfemike, por ka shtuar se favorizon mbrojtjen e privatësisë së anëtarëve të tij.

    Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, e ka cilësuar blasfeminë si “vepër të pafalshme”. /REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark