Pjestarët e Ministrisë së Brendshme në Beograd, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit (BIA), kanë arrestuar M.Z. (42) për shkak të dyshimit se ai ka kryer vepër penale të rrezikimit të sigurisë së presidentit të Serbisë dhe familjes së tij, si dhe Goran Vesiqit, pretendohet në kumtesë të MPB së Serbisë.
“Siç dyshohet, M.Z. të martën mbrëma, thirri zyrën e Partisë Përparimtare Serbe, në rrugën Palmir Tolati dhe kërcënoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, djalit të tij Danillo dhe nënkryetarin e qytetit të Beogradit, Goran Vesiq”, pretendohet në kumtesë.
Të dyshuarit u caktua ndalimi deri në 48 orë, dhe ai do të sillet në zyrën e prokurorit kompetent me një kallëzim penal, sipas MPB serbe./Insajderi.org.