Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Pejë për kërcënim ndaj një personi zyrtar.
I dyshuari posa është takuar me zyrtarin policor i cili e ka ftuar dhe e ka njoftuar për arsyen e ftesës, ka nisur me fjalë fyese për policin, tani i cilësuar si viktimë, në prezencën e zyrtarëve të tjerë policorë në objektet e Stacionit Policor në Pejë.
Nga zyrtarët policorë atij i është tërhequr vërejtja, mirëpo i njëjti prapë ka vazhduar me kanosje.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësiti i sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, nga të cilët i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti me urdhër të Prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë.