Ka filluar protesta e punëtorëve të sektorit publik, e cila është organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).
Ata kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, që të plotësojë kërkesat e tyre, në mënyrë që të parandalohet greva e përgjithshme.
Në protestë është dëgjuar një person teksa brohoret “Poshtë, Albin Kurti”, çka ka bërë që të reagojë menjëherë kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i cili ia ka bërë me shenjë të që ndalojë.
Protesta është duke vazhduar.