Një person është gjetur i varur në objektin e biznesit të tij në Mleqan të Malishevës.
Kështu ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Malishevës, Sheremet Elezaj
Elezaj ka thënë se personi është gjetur i varur në objektin e biznesit të tij dhe se prokurori tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren veprimet e nevojshme
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, ka thënë ai.