Një person goditet nga vetura në Ozdrim të Pejës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një person goditet nga vetura në Ozdrim të Pejës

    Insajderi
    24 December 2022 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Ozdrim të Pejës.

    Rreth orës 17:30, një veturë ka goditur një person duke i shkaktuar lëndime trupore.

    Lajmine ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    “Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Ozdrim. Një veturë ka goditur një person. Vozitësi i automjetit e ka dërguar viktimën në Spitalin e Pejës dhe nga aty e ka njoftuar policinë për rastin”, ka thënë Gashi.

    Ai tutje ka bërë të ditur se me udhëzim të mjekut, i lënduari është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

    “Njësitë kompetente policore janë në vendin e ngjarjes”, ka përfunduar Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark