
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në mes të ditës në Prishtinë. Grabitja ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, raporton Gazeta Insajderi.
Sipas njoftimit të policisë – një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash.
Konfirmimi i policisë:
Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri”në Prishtinë.
Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.
Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.