Një person i armatosur qëllohet me armë zjarri nga Sherbimi Sekret pranë Shtëpisë së Bardhë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Një person i armatosur qëllohet me armë zjarri nga Sherbimi Sekret pranë Shtëpisë së Bardhë

    Insajderi
    09 March 2025 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë i armatosur u qëllua nga personeli i Shërbimit Sekret Amerikan mëngjesin e së dielës jashtë Shtëpisë së Bardhë, njoftoi agjencia menjëherë pas incidentit.

    Presidenti Donald Trump nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë, sipas CNN, përcjell Insajderi.

    Sipas shefit të Shërbimit Sekret të Komunikimeve, Anthony Guglielmi, USSS mori informacion për një “individ me qëllime vetëvrasëse” i cili po udhëtonte për në DC nga Indiana. Guglielmi tha në një deklaratë se anëtarët e USSS panë një person që përputhej me përshkrimin pranë Shtëpisë së Bardhë dhe gjetën veturën e tij  të parkuar.

    “Teksa oficerët u afruan, individi nxorri një armë zjarri ku pasoi një konfrontim i armatosur, gjatë së cilës u qëlluan nga personeli ynë,” tha Guglielmi.

    Personi është dërguar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

    Shërbimi Sekret Amerikan tha se nuk kishte lëndime në anëtarë të personelit të tyre. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark