Një qytetar nga Peja dyshohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke i dal trenit përpara. Derisa treni ishte në qarkullim duke ardhur nga Prishtina drejtë Pejës, një person ka dal para tij, shkruan Insajderi.
Por, sipas policisë, shoferi i trenit e ka vërejtur me kohë dhe ka arritur ta ndal trenin.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 12:35, Policia e Kosovës ka marr informacion tek hekurudhat e trenit Prishtinë- Pejë, në fshatin Zahaq një person ka tentuar t’i dal trenit përpara. Vozitësi i tretni e kishte vërejtur me kohë dhe ka arritur ta ndal trenit” tha ai.
/Insajderi.org/