Një person nga fshati Dobërçan i Gjilanit ka raportuar se tre të dyshuar e kanë kërcënuar me armë automatike dhe ia kanë kërkuar 100 euro.
Lidhur me rastin njësiti policor ka identifikuar tre të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me një karikator të zbrazët e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Tre të dyshuarit të tjerë janë dërguar në mbajtje./Insajderi.com