Një person nga fshati Gllarevë i Klinë është arrestuar pasi ka sulmuar zyrtarët e KEDS-it.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar, pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët e KEDS-it derisa ishin duke bërë shkyçjen e rrjetit elektrik nga njehsori në shtëpinë e tij”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërkohë që njëri nga zyrtarët ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com