
Dhuna në familjet kosovare po del në pah çdo ditë e më tepër, sidomos dhuna e meshkujve ndaj femrave të cilat shumë herë nuk denoncojnë atë, por një grua nga një fshat i Prishtinës e ka denoncuar bashkëshortin jo për dhunë fizike por për diçka jo fort të zakonshme në Kosovë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua nga fshati Bërnicë e Poshtme në Komunë e Prishtinës, ka denoncuar bashkëshortin e saj për fyerje dhe kërcënim.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të ënjtën rreth orës 13:30 dhe tashmë bashkëshorti i denoncueses është dërguar në burg.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka fyer dhe kërcënuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Insajderi.com