Një person është aktualisht është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut.
Arsyeja e intervistimit të tij, është rasti i sulmit terrorist në Banjska.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili tha se i pas intervistimit i njëjti do të lirohet.
“Një person me interes me rastin Banjska, është duke u intervistuar në stacionin policor në jug. I njëjti do të lirohet pas intervistimit”, tha Elshani.