Një pikturë identifikohet si vepër origjinale e Van Goghut - Insajderi
×
Kulturë

Një pikturë identifikohet si vepër origjinale e Van Goghut

Insajderi
10 February 2019 - 18:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Muzeu “Van Gogh” në Amsterdam njoftoi për identifikimin e një pikture që ndodhej në një muze të San Franciskos, pasi më parë dyshohej se ishte false, se rezultonte të ishte pjesë e kryeveprave të piktorit të famshëm holandez.

Piktura “Natyrë e qetë me fruta dhe gështenja” i ishte dhuruar muzeut të San Franciskos në vitin 1960 nga persona privatë, transmeton kosovapress.

Piktura nuk figuronte si pjesë e katalogut të veprave të artistit dhe disa ekspertë kishin dyshime për origjinalitetin e saj.

“Në fund të vitit të kaluar, disa ekspertë të muzeut ‘Van Gogh’ ndanë të njëjtin mendim për një pikturë të koleksionit të ‘Fine Arts Museum’ të San Franciskos si krijim të Vincent van Goghut”, pohoi për median Milou Bollen, një nga zëdhënëset e muzeut holandez.

”Gjithmonë ka pasur pikëpyetje nëse piktura ishte realizuar apo jo nga Van Gogh”, shton ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark