Rruga, “Luan Haradinaj”, fillimisht pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” dhe “American School of Kosova”, pastaj edhe pjesa në mes të rrugës “Garibaldi” dhe Gjykatës Kushtetuese, do të mbyllet për qarkullim për shkak të zhvillimit të punimeve disa ditore nga ndërmarrja “Termokosi”, njofton Komuna e Prishtinës.
Arsyet e mbylljes së rrugës është se ndërmarrja “Termokos” do t’i ndërrojë gypat e vjetruar dhe do t’i zëvendësojë ata me të rinj.
Punimet do të zgjasin nga data 12 e deri më 27 korrik në të dy pjesët. Gjatë gjithë kësaj kohe, rruga “Garibaldi” do të jetë e hapur për qarkullim të plotë.
Ndërsa transporti Publik, i cili e ka shfrytëzuar këtë segment rrugorë do të qarkullojë në rrugën “Driton Hoxha”, djathtas “Tirana”, vazhdon në rrugën e UÇK-së dhe anasjelltas.